Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e banorëve të Rrjollit/ Berisha: Deputetët tanë po e ndjekin, nuk pranojmë asnjë rrëmbim prone

Protesta e banorëve të Rrjollit/ Berisha: Deputetët tanë po

Kryedemokrati Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët në selinë blu lidhur me protestën e banorëve të fshatit Rrjoll në Shkodër, të cilë pretendojnë se në tokat e tyre po ndërtohet një resort nga një sipërmarrës dhe për këtë qeveria shqiptare ka dhënë edhe leje.

Berisha deklaroi se deputetët të PD-së kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin dhe e kësaj çështjeje, pasi opozita nuk pranon asnjë rrëmbim prone private. 

Sali Berisha: Së pari në mbështesim absolutisht çdo protestë të drejtë.

Së dyti, ne kërkojmë dhe insistojmë respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarëve.
I them atij qytetari që nuk është e vërtetë që PD nuk është interesuar. Ai mund të mos e dijë, e kjo është normale. Por deputetët të PD-së kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin dhe merren.
Natyrisht ne mbështesim protestën pa diskutim, kur problemet janë gjithçka bazuar mbi dokumenete të sakta, zyrtare, të vërteta. Çka unë nuk i diskutoj. Apriori nuk hedh poshtë asnjë pretendim të atyre protestuesve, ndaj dhe ne po shohim, po e ndjekim.
A duhet bazohet mbi dokumente, duhet. Sepse nuk kam asnjë lloj dijenie, është blerë, nuk është blerë. Po ne po e ndjekim këtë zhvillim.
Por ne jemi kategorikisht kundër prekjes qoftë edhe të një metër katrorë tokë të pronarëve privatë.
Ky qëndrim është i palëkundur i yni.
Nëqoftëse parashikohen, është detyrë e sipërmarrësit të zgjidhë me kushte tregtare problemet që ka me banorët. Ne nuk kemi asnjë lloj lëvizje, hezitimi. Nuk pranojmë që të tjerëve tu mirret, konfiskohet toka e tyre.

Të fundit