Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e gazetarëve, Bardhi: Dënojmë sulmet ndaj medias, keni mbështetjen e plotë të PD

Protesta e gazetarëve, Bardhi: Dënojmë sulmet ndaj medias, keni

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dënuar sulmet ndaj medias dhe gazetarëve, të cilët protestuan sot para hyrjes së Kuvendit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bardhi tha se raste të tillë turpërojnë të gjithë politikën, teksa në emër të PD shprehu mbështetje të plotë për punën e gazetarëve.

“I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypi t është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën. Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, tha ai.

Të fundit