Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e Lidhjes Demokratike të Gruas, Vokshi: Reagim që çdo ditë të jetë 8 mars

Protesta e Lidhjes Demokratike të Gruas, Vokshi: Reagim që çdo

Lidhja Demokratike e Gruas në Shqipëri ka organizuar një protestë për 8 marsin, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të grave.

Kryetarja e kësaj lëvizjeje, Albana Vokshi u shpreh se shoqëria shqiptare duhet të reagojë në mënyrë që në vendin tonë të kemi çdo ditë 8 mars.

“Duhet të reagojmë, të protestojmë, në mënyrë që të mos kemi vetëm një 8 mars, por çdo ditë e vitit të jetë një 8 mars. Faleminderit që ju bashkuar kësaj proteste që ka organizuar Lidhja Demokratike e Gruas në Shqipëri, për mbrojtjen e të drejtave të grave”, u shpreh Vokshi.

Një ndër protestueset e pranishme tha se gratë duhet të përcaktojnë vetë rolin e tyre në shoqëri.

“Nëse ne nuk jemi në gjendje t’i sigurojmë çdo vajze apo çdo femre që të kryejnë misionin e vetë, atëherë ne kemi dështuar si shoqëri. Gruaja sot nuk është as skllave, as vetëm nënë, as vetëm vajzë. Zgjodha të jem këtu në LDGSH pasi besoj se partitë politike kanë mundësinë për të bërë një ndryshim."

Besoj se PD ka nevojë edhe vetë për përmirësime. Shoqëria civile ka shumë për të bërë, për ta ngritur zërin e grave. Ne gratë rolin tonë duhet ta përcaktojmë vetë. Unë jam e djathtë në palcë, jap pjesë e PD-së prej kohësh”, u shpreh protestuesja.

Të fundit