Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës, Balliu: Kemi të dhëna se policia po infiltron individë për të provokuar

Protesta e opozitës, Balliu: Kemi të dhëna se policia po

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se kanë të dhëna se policia po infiltron persona për të provokuar gjatë protestës së sotme kombëtare të opozitës.

Në një prononcim për News24, deputeti theksoi se në selinë e PS janë mbledhur dhe kyçur hajdutët ndërkohë që qytetarët kanë dalë në shesh. Ai u shpreh se policia nuk duhet të merret me protestuesit në shesh, por të shkojë edhe të arrestojë hajdutët e qeverisë si të vetmen mënyrë për të shpëtuar vendin.

“Fiks aty ku ka hajdutë blindohet. Hajdutë blindohen e kyçen. Njerëzit e lirë dalin në shesh. Ajo është selia e krimit e hajdutëve, që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe krimin për AKSHI-n. Shqiptarët kanë zgjedhur të dalin në rrugë. Do t’i bëja thirrje policisë shkoni e merrni hajdutët që të shpëtojë Shqipëria nuk kanë punë për protestuesit. Ne sot nuk kemi polici, por Ilir Prodën, një narko komisar në krye të policisë. Nuk kemi fjalime sepse nuk ka më kuptim të flasim e të diskutojmë kur provat janë aty “, theksoi ai.

Balliu pretendoi se policia po infiltron persona për të provokuar në protestë.

“Ne jemi në një qëndresë vazhdimësie, përballjeje me regjimin. Policia po infiltron individë për të provokuar. Njerëz të policisë i fusin me kapuça”, shtoi ai.

Të fundit