Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës, Berisha: Do të jetë madhështore, s’ka lidhje me vendimin e gjykatës

Protesta e opozitës, Berisha: Do të jetë madhështore,

Kryedemokrati Sali Berisha u largua nga seanca parlamentare. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha foli edhe për protestën e nesërme.

Berisha tha se do të jetë një protestë madhështorëe dhe e jashtëzakonshme. Kryedemokrati theksoi se protesta nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës, dhe se ai s’ka arsye të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.

“Madhështore, e jashtëzakonshme. Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur tepër e rrezikshme për vendin dhe shoqërinë dhe duan ta largojnë sa më parë. Protesta s’ka lidhje me vendimin e gjykatës. Nuk kam asnjë lloj arsye të ndërhyj në vendimin e gjykatës”, deklaroi Berisha.

Kutjojmë se paralelisht me proestën, nesër do të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për çështjet e vulës dhe siglës së PD-së, e cila pritet të vendosë për drejtimin e partisë.

Të fundit