Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës, Këlliçi: Rritja e çmimeve dhe korrupsioni arsye për reagim qytetar

Protesta e opozitës, Këlliçi: Rritja e çmimeve dhe

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e orës 18:00.

Në një reagim në Facebook, Këlliçi thekson se qytetarët kanë shumë arsye për të dalë në protestë, duke renditur rritjen e kostos së jetesës, varfërinë, padrejtësitë dhe korrupsionin si disa nga shqetësimet kryesore.

Ai ndaloi veçanërisht te rritja e çmimit të naftës, duke kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se e minimizon situatën pavarësisht ndikimit që ka te qytetarët.

"Secili ka arsyet e motivet e përditshme për të protestuar, për koston e jetës, për varfërinë, për padrejtësitë, për korrupsionin qeveritar që tanimë mbrohet me votë në Kuvend.

Edhe sot disa orë para bashkimit tonë në shesh, Edi Rama u dha qytetarëve një tjetër nxitje për revoltë.

Çmimi i naftës ka kaluar 2 mijë lekë, madje është 2 mijë e 140 lekë dhe ai e quajti këtë një kërcim të vogël.

Edi Rama nuk e ka problem se preket ekonomia e xhepi i njerëzve.

Nga këto kërcime, ai pasurohet sepse më shumë para shkojnë në arkën e qeverisë të cilën e përdor si qesen personale.

Qeverisja e tij, çdo ditë e tij në karrige, janë një ftesë për t’u ngritur, për rezistencë.

Takohemi sot në orën 18:00, para Kryeministrisë!", tha Këlliçi.

Të fundit