Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës mbyllet pas tre orësh, Këlliçi: Beteja vazhdon kundër regjimit Rama

Protesta e opozitës mbyllet pas tre orësh, Këlliçi: Beteja

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka njoftuar mbylljen e protestës tre orëshe të mbajtur këtë të martë në akset kryesore të kryeqytetit. Gjatë deklaratës së tij, Këlliçi falënderoi qytetarët për stoicizmin e treguar përballë dhunës dhe provokimeve të Policisë, duke theksuar se protesta dhe mosbindja civile do të vazhdojnë.

Ai theksoi se opozita dhe qytetarët janë të vendosur në betejën kundër regjimit të Edi Ramës dhe korrupsionit që sipas tij është instaluar në Bashkinë e Tiranës, i cilësuar si “5D”. Këlliçi i bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen, edhe pse gjatë protestës ata u përballën me dhunë policore, që përfshiu përdorimin e ujit dhe sprejeve djegës.

"Koha kur punohej për të zhbërë opozitën ka marrë fund. Dy rezolutat e fundit tregojnë se një erë ndryshe po fryn pro opozitës, PD-së dhe rikthimit të shtetit tonë në rendin kushtetues," tha Këlliçi. Ai shtoi se, pavarësisht provokimeve, protesta do të vazhdojë jo vetëm në Tiranë, por në çdo cep të Shqipërisë.

Këlliçi akuzoi qeverinë se ka shndërruar Shqipërinë në "narkoshtet", duke sulmuar vazhdimisht opozitën dhe qytetarët, ndërsa u shpreh se PD dhe opozita janë të vendosur të qëndrojnë të fortë në këtë betejë. Ai e mbylli fjalimin e tij duke theksuar se opozita do të vazhdojë luftën për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe për një Shqipëri të pastër nga korrupsioni.

Të fundit