Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës në Tiranë, nis mobilizimi në rrethet, qindra demokratë drejt kryeqytetit

Protesta e opozitës në Tiranë, nis mobilizimi në rrethet,

Partia Demokratike e Shqipërisë ka intensifikuar thirrjet për pjesëmarrje në protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa mbështetës nga qytete të ndryshme të vendit janë nisur drejt Tiranës.

Nga Elbasan pritet që rreth 1200 protestues të udhëtojnë drejt kryeqytetit, me nisjen e organizuar në orët e pasdites dhe kryesisht përmes mjeteve private.

Ndërkohë, edhe demokratët e Sarandë i janë bashkuar mobilizimit. Një pjesë e tyre kanë udhëtuar që një natë më parë, ndërsa të tjerë janë nisur gjatë mëngjesit të sotëm, të organizuar në grupe të vogla.

Sipas drejtuesve lokalë të PD-së në Sarandë, mbi 100 mbështetës pritet të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar, i cili do të zhvillohet pasditen e sotme në Tiranë.

Të fundit