All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës, policia në gatishmëri me 1,200 efektivë, mbi 2 orë leje për tubimin

All - Paragraf - 1

Protesta e opozitës, policia në gatishmëri me 1,200

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita për të shtunën, 15 mars, kundër mbylljes së TikTok-ut, ka vënë Policinë e Shtetit në gatishmëri. Organizatorët e tubimit kanë kërkuar dy orë leje, nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

All - Paragraf - 3

Sipas njoftimit të dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se protestuesit do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë. Me nisjen e protestës, të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin do të bllokohen dhe do të ketë devijime të trafikut.

Në terren do të jenë rreth 1,200 efektivë, ndërsa RENEA do të qëndrojë në gatishmëri për çdo ndërhyrje të mundshme. Po ashtu, punonjësit e Gardës së Republikës do të ruajnë institucionet e rëndësisë të veçantë.

Efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundërgaz, dhe në bulevard do të vendosen kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo person të dhunshëm. Kordoni i policisë do të vendoset një orë para nisjes së protestës, dhe agjentët civilë do të monitorojnë protestën dhe të mbajnë nën vëzhgim individët që kanë kryer akte dhune në protestat e mëparshme.

Policia ka dhënë udhëzime për efektivët që të shmangin provokimet nga protestuesit dhe të sigurojnë rendin dhe sigurinë gjatë protestës.

Të fundit