Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës, reagon Meta: Manifestim i jashtëzakonshëm në mbrojtje te pluralizmit

Protesta e opozitës, reagon Meta: Manifestim i jashtëzakonshëm

Vjen reagimi i kreut të PL, Ilir Meta pas protestës së opozitës.

Në një postim në Facebook, ai e ka cilësuar protestën madhështore dhe në mbrojtje te pluralizmit.

Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shprehet ai.

Kujtojme se me heret, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari në një kominikim për mediat në protestën e opzitës foli për mungesën e kryetarit të partisë Ilir Meta dhe bashkëshortes se tij Monika Kryemadhi. Ai tha se agjenda e tyre ishte  planifikuar muaj më parë.

 

Të fundit