Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protesta e opozitës/ Tabaku: 35 vite pas rrëzimit të diktatorit, Shqipëria ka nevojë për guxim

Në protestën kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kujtoi rrëzimin e monumentit të diktatorit 35 vite më parë si simbol të triumfit të lirisë.
Duke folur nga protesta kombëtare e opozitës, ajo paralelizoi atë moment historik me situatën aktuale në vend, duke akuzuar qeverinë për grabitjen e resurseve publike.
Tabaku theksoi se betejat e sotme nuk janë thjesht politike, por për mbrojtjen e republikës, ekonomisë së ndershme dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Fjala e plotë:
Rrëzimi i monumentit të diktatorit 35 vjet më parë, ishte çasti i kthesës së madhe në historinë tonë. Ishte fundi i një horrori. Fundi i një diktature të pamëshirshme që ishte instaluar në çdo qelizë të shoqërisë sonë.
Ky çast ishte edhe triumfi i një të vërtete të madhe të historisë: Të gjithë diktatorët bien! Të gjithë autokratët bien!
Monumentet e autokratëve janë gjithmonë të larta. Por fundi i tyre është gjithmonë nën këmbët e njerëzve të lirë.
Drita e gjen gjithmonë rrugën e saj! Liria triumfoi mbi errësirën e një diktature. Ata punuan pa pushim për të mbytur shpirtin e lirë të shqiptarëve. Por nuk mundën ta mposhtin atë përfundimisht.
Njerëzit mund të gënjehen për pak kohë. Mund të binden për pak kohë. Mund të tremben për pak kohë. Por njerëzit, më në fund, e gjejnë kurajën. E gjejnë besimin. E gjejnë forcën për të rrëzuar pushtetin e një njeriu, dhe për të vendosur pushtetin e njerëzve. 35 vjet më parë, ra dhe u thërrmua shtatorja e tiranit më të madh të kombit tonë. Atij njeriu që për 50 vjet ndërtoi një mekanizëm të frikshëm survejimi, propagande dhe përndjekjeje. Ra pikërisht atëherë, kur ata mendonin se ishin më të fortë se kurrë! Atë ditë, shqiptarët gjetën guximin t’i shihnin në sy. T’i sfidonin përballë dhe t’u thoshin: Mjaft!
Më 20 shkurt 1991 u rrëzua monumenti i një njeriu që kishte menduar se do ishte i përjetshëm. Por e përjetshme është vetëm Shqipëria e lirë!
35 vjet më pas, ne jemi përsëri në shesh. Jemi përsëri përballë një autokrati të rilindur. Ne jetojmë përsëri në një shoqëri ku pakica sundon mbi shumicën. Duke grabitur qytetarët dhe duke plaçkitur atdheun!
Sistemi i dikurshëm i dhunës së Sigurimit dhe policisë, sot është zëvendësuar. Është zëvendësuar me dhunën e korrupsionit. Me diktaturën e korrupsionit! Korrupsioni është ideologjia e regjimit të sotëm.
Ky regjim ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve. Ka ndërtuar një sistem që ofron mundësi vetëm për krimin. Ka ndërtuar një qeverisje që grabit pasuritë publike në favor të oligarkëve.
Pasojat e dhunës së korrupsionit janë dramatike: Industria është në falimentim. Bujqësia është në falimentim. Biznesi i vogël është në falimentim.
Çdo qytetar e di që Parlamenti është kthyer në noterin personal të qeverisë. Atyre u falen taksat. Atyre u bëhen amnisti fiskale. Ndërsa 95% e bizneseve të ndershme mbajnë mbi supe një barrë të papërballueshme.
Çdo i varfër dhe çdo pensionist e di të vërtetën. Sot Shqipëria është një Republikë ku të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin.
Ky është sistemi që ka vrarë konkurrencën! E di mirë këtë çdo kompani që përballet me dyer të mbyllura. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve! Kjo nuk është Shqipëria e shtresës së mesme! Kjo është një Shqipëri që po na vret të ardhmen.
Lulëzojnë vetëm klientët e qeverisë dhe krimi. Qeveria e Edi Ramës punon për klientët dhe krimin. Mazhoranca e Edi Ramës bën ligje për klientët dhe krimin. Administrata publike u shërben klientëve dhe krimit.
Tenderat dhe koncesionet favorizojnë një grusht njerëzish. Kurse bizneset e ndershme luftojnë për mbijetesë. Kurse familjet e thjeshta numërojnë qindarkat për bukën e përditshme.
Në sistemin që ka krijuar regjimi i Edi Ramës: Shtresa e mesme po shtypet. Profesionistët po shkatërrohen nga taksat. Të rinjtë kanë humbur të ardhmen.
Po kush përfiton vallë nga kjo ekonomi? Vetëm ajo pakicë! Pakica që ndan tenderat nëpër zyra të errëta. Pakica që merr lejet e ndërtimit në qendër të qyteteve. Pakica që ka ngritur një sistem mizor. Një sistem ku qeveria takson më shumë punën sesa kapitalin!
Ata po shtypin përditë shtresën e mesme. I shtojnë taksat mësuesve, inxhinierëve dhe mjekëve. Ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen kurrë qytetarëve.
Në aspektin ekonomik, Shqipëria e 2026-ës po i ngjan Shqipërisë së 1991-shit. Sektori prodhues është në zgrip. Mijëra vende pune po mbyllen çdo muaj. Bizneset e ndershme po mbyllin qepenat dhe po largohen nga vendi.
Për herë të parë pas 35 vitesh, Shqipëria nuk prodhon dot asgjë për të eksportuar. Dhe ky nuk është një aksident! Ky është një operacion i mirëmenduar për të zhbërë prodhimin vendas. Ajo që ne po jetojmë sot është një ‘ekonomi flluskë’. Mbahet në këmbë nga ndërtimet masive dhe nga burimet e errëta.
Ky sistem ka vrarë meritokracinë. Ka vrarë shpresën e një të riu për të blerë një shtëpi. Ka vrarë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme këtu, në shtëpinë tonë.
Të dashur qytetarë: Në sistemet autokratike, ekonomia është e para që falimenton. Dhe kur një sistem ekonomik dështon, autokratët kërkojnë të mbijetojnë. Duke kapur drejtësinë dhe duke kontrolluar çdo institucion!
Prandaj shumica socialiste po përpiqet të heqë çdo kontroll ndaj pushtetit. Socialistët po ndryshojnë ligjet. Po ndryshojnë rregullat. Duan të ndryshojnë edhe Kushtetutën.
Që askush të mos u kërkojë llogari! Që askush të mos i hetojë! Që askush të mos i gjykojë!
Këto përpjekje po shkatërrojnë liritë tona. Po shkatërrojnë edhe të ardhmen tonë evropiane. Sepse Europa do të thotë shtet i së drejtës. Dhe shteti i së drejtës, do të thotë fund i pandëshkueshmërisë!
Të dashur qytetarë: Beteja jonë nuk është betejë partiake. Beteja jonë është betejë për thelbin e Republikës.
Është betejë për Shqipërinë e qytetarëve, jo të klientëve. Për ekonominë e punës, jo të grabitjes dhe favoreve. Për drejtësinë e barabartë, jo për drejtësinë e të fortëve.
Në këtë përvjetor, ne duhet të ndihemi më të fortë se kurrë: Të gjithë autokratët bien kur njerëzit bëhen bashkë dhe mposhtin frikën! Ndaj, le të bëhemi bashkë.
Unë e kam të qartë, dhe ne të gjithë e dimë. Brenda forcave tona opozitare ka pasur gjëra që na kanë ndarë. Kemi pasur debate dhe qasje të ndryshme. Por sot, dua t’ju shoh në sy dhe t’ju them me bindje të plotë: Gjërat që na ndajnë, nuk janë kurrë më të mëdha se ajo që na bashkon!
Nuk ka rrugë tjetër nëse duam të shpëtojmë Shqipërinë e lirë! Na duhet bashkim në një front të përbashkët qytetar dhe politik. Nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë thirrje atyre që na kanë braktisur. Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur ata që bëjnë gati valixhet. Vetëm duke u bërë bashkë në këtë mision historik!
Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur! Asnjë ditë më shumë! Nëse ne sot ia lëmë fatin e kësaj beteje ndasive dhe inateve tona të vogla… Atëherë i kemi bërë dhuratën më të madhe kësaj qeverie. Ne nuk do t’ua bëjmë kurrë këtë dhuratë!
Nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin, veç një bashkimi qytetar. Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur largimin e shqiptarëve nga shtëpia e tyre.
Sot, si 35 vjet më parë, na duhet guxim. Na duhet besim. Na duhet bashkim.
Së bashku do të rikthejmë përsëri lirinë. Do të rikthejmë mundësitë dhe ëndrrën evropiane.
Autokratët bien. Shqipëria është e përjetshme!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38