Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e PD, Gjekmarkaj: Sot qeveria ka shumë arsye për të patur frikë

Protesta e PD, Gjekmarkaj: Sot qeveria ka shumë arsye për të

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkoherësh drejtues politik i Lezhës, Argon Gjekmarkaj thapak minuta para fillimit të protestës kombëtare të opozitës se kësaj proteste po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

“Lajmi i mirë i kësaj dite është se janë me mijëra që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria dhe qytetarët e Tiransë po lëvizin drejt sheshit.

Sot qeveria ka shumë arsye për të patur frikë dhe populli shqiptar ka më shumë arsye për të patur guxim. Shqiptarët duhet t’i thonë ndal keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe arrestimeve politike siç është ai i liderit të opozitës Berisha dhe deputetit Salianji”,- tha Gjekmarkaj në Syri tv. 

Ai shton se ndërkombëtarët duhet të kishin një qëndrim më afër të vërtetës ndaj heqjes së mandatit për dy muaj të deputetëve të opozitës. 

 

 

 

Të fundit