Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protesta e PD në Kuvend, ministri i Brendshëm ‘kërcënon’ opozitën: Do t’i referojmë në SPAK

Protesta e PD në Kuvend, ministri i Brendshëm

Opozita, në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, protestoi dje në Kuvend. Demokratët nuk lejuan që seanca plenare të zhvillohej normalisht duke djegur karriget e tyre jashtë Kuvendit, në shenjë revolte.

Për këtë ka reaguar ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili në shumë pak ngjarje është parë të marrë rolin e ministrit që garanton rendin e sigurinë.

Hoxha, në një postim në Facebook, i cilëson deputetët e opozitës “nxitës dhe ekzekutorë të dhunës”, duke i kërcënuar se ngjarja e djeshme do të referohet në SPAK.

POSTIMI:

Zjarrvënia e qëllimtë pasditen e djeshme, në dyert e institucionit më të lartë kushtetues të Republikës së Shqipërisë, Kuvendit të Shqipërisë, është jo vetëm një akt i dënueshëm nga Kodi Penal, po edhe një akt i pajustifikueshëm në çdo aspekt, i cili risjell në sytë e opinionit publik vendas e ndërkombëtar, momentet më të zeza të historisë së parlamentarizmit në Europën e të shkuarës, kur forcat më kriminale antidemokratike i vunë zjarrin tempullit të demokracisë.

Pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese; heqja me dhunë e të drejtës së fjalës; goditja për shkak të detyrës, rrezikimi i jetës së deputetëve duke i goditur me mjete të forta, shkatërrimi me zjarr i pronës publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi

Shkatërrimi me zjarr i pronës publike, për të kërcënuar deputetët dhe nxitur dhunë në vazhdim, përbëjnë jo vetëm vepra penale të njëpasnjëshme, por edhe një shfaqje të plotë agresioni antidemokratik.

E gjithë ajo shfaqje dhune e ktheu territorin e Kuvendit të Shqipërisë në një vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke analizuar imtësisht vendngjarjen, administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. E gjithë ngjarja së bashku me nxitësit dhe ekzekutorët e dhunës, do të referohen në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta që mbartin deputetët, si kategori e juridiksionit të kësaj prokurorie.

Të fundit