Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e PD, rreth 1000 persona nisen nga Fieri drejt Tiranës

Protesta e PD, rreth 1000 persona nisen nga Fieri drejt Tiranës

Na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e protestës së opozitës. Kryetari i PD në Fier, Rrapi Gjika ka bërë me dije se rreth 1000 persona me makina private janë nisur drejt Tiranës që në oret e para të mëngjesit në mënyrë që të shmangin trafikun, vonesat si dhe problematikat e ndryshme qe mund te ndodhin gjate rruges.

Ndërsa nga Patosi janë nisur rreth 50 persona me makina private. Edhe nga Mallakastra e Roskoveci jane nisur rreth 200 persona qe do te behen pjese e protestes.

Duke qenë se sot ka kufizime të rrepta për shkak të mbarëvajtjes së samitit, protestuesit nga rrethet do të vijnë kryesisht me makina private.

 

Të fundit