Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e sotme/ Berisha: Do ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

Protesta e sotme/ Berisha: Do ketë revoltë! Kryengritja jonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u ndal te protesta e sotme kombëtare e opozitës.

Duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari mbi vazhdimësinë e rezistencës, Berisha theksoi se revolta do të marrë dimensione të reja dhe do të jetë e pandalshme deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha: Faleminderit dhe të përshëndes përzemërsisht.
Sigurisht që do ketë revoltë.
Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja dhe është pandalshme gjer në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
Dhe ju e patë se si në fjalën e tij tejkaloi edhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gedafit dhe Fidel Kastros në OKB.
Por në fakt, në qoftë se e rikthen pak, kishin përpara shqiptarët një kufomë politike të pakallur.
Kështu që ne do ta kallim atë dhe do i japim vendin që meriton.

Të fundit