Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e studentëve të mjekësisë kundër, Xhixho: Të refuzojnë pseudo marrëveshjen e propozuar nga Ministria e Arsimit

Protesta e studentëve të mjekësisë kundër, Xhixho:

Ditën e sotme studentët e mjekësisë kanë dalo në protestë pas marrëveshjes së propozuar nga Ministria e Arsimit për punësim të detyruar.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka mbështetur këtë protestë të mbajtur nga studentët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Xhixho e ka quajtur marrë veshjen e propozuar nga Ministria e Arsimit si  “pseudo marrëveshje”.

Postimi i plotë:

Sot duhet të dëgjohen studentët e mjekësisë!

Të përpiqesh të ndalësh eksodin e mjekëve të rinj duke i detyruar studentët të hyjnë në marrëveshje për tarifat është rruga më e gabuar.

Mbështes plotësisht protestën e sotme të studentëve të mjekësisë, të cilët me të drejtë refuzojnë “pseudo marrëveshjen” që u ka propozuar Ministria e Arsimit.

???? Ky propozim është sa absurd, aq edhe antikushtetues, pasi cenon të drejtën për akses të barabartë në arsimin publik.

????Mes detyrimit për të punuar 3 vjet në Shqipëri pas diplomimit dhe pagesës 5500 euro si tarifë studimi, studentët e ardhshëm nuk do të zgjedhin asnjërën.

????Me këtë marrëveshje, me të cilën vihen në vështirësi studentët nga familje me të ardhura të ulëta, Ministria e Arsimit nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të nxisë emigrimin parauniversitar.

Mijëra maturantë të ardhshëm që synojnë mjekësinë do të zgjedhin auditoret e huaja.

Është e pamundur të mbahen mjekët e rinj në Shqipëri me marrëveshje të tilla detyruese si në komunizëm.

Detyrimi i Ministrisë së Arsimit dhe çdo institucioni shtetëror është të dëgjojë studentët dhe propozimet e tyre.

Sot ka nevojë për ndërhyrje emergjente me masa dhe një plan konkret, përmes të cilit të inkurajohen të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri. Nxitja kryesore janë pagat dinjitoze dhe një treg pune që funksionon në bazë të standardeve europiane.

 

 

 

 

 

 

Të fundit