Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e të rinjve kundër mbylljes së TkTok/ Blushi: Frymëzuese, damkosi Ramën

Protesta e të rinjve kundër mbylljes së TkTok/ Blushi:

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka shprehur mirënjohjen ndaj të rinjve që protestuan këtë të shtunë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se protesta kundër censurës damkosi Edi Ramën, si armikun më të egër të lirive, të të drejtave e dinjitetit njerëzor dhe rinisë shqiptare.

Reagimi

Faleminderit me shpirt dhe të rejave dhe të rinjve të Shqipërisë për manifestimin e jashtëzakonshëm frymëzues në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të mendimit.

Protesta kundër Censurës damkosi sot Edi Ramën, si armikun më të egër të lirive, të drejtave e dinjitetit njerëzor dhe rinisë shqiptare.

Më 11 Maj, me votën masive për "Aleancën për Shqipërinë Madhështore" rinia do t'i prijë Fitores së shumëpritur në mbarë vendin duke rikthyer Lirinë për të gjithë shqiptarët.

Të fundit