Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e tretë para Bashkisë, publikohet ora dhe data

Protesta e tretë para Bashkisë, publikohet ora dhe data

“Koha që të kthejmë vendimarrjen në duart e qytetarve, larg nga Veliaj dhe 5 Drejtorët e tij.”, kështu lajmëron shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu protestën e radhës para Bashkisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Balliu bën me dije se protesta do të zhvillohet ditën e Premte datë 19 ora 11:00 tek bashkia Tiranës.

“Të premten datë 19 ora 11:00 protestojmë më fortë se kurrë për të shpëtuar Tiranën

Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë fitoren e korrupsionit, mbi qytetarin.

Te bashkuar do të kthehemi në shesh perballë bashkisë Tiranë,më shume se kurrë më fortë se kurrë për të shpëtuar qytetin tonë nga patologjia e hipokrizise dhe hajdutrisë ekstreme të pushtetit.

Te bashkohemi ditën e Premte datë 19 ora 11:00 tek bashkia Tiranës më shumë se cdo herë tjetër

Koha që të fitojnë qytetarët mbi pushtetarët, koha që të vendosim drejtësi.

Koha që të kthejmë vendimarrjen në duart e qytetarve, larg nga Veliaj dhe 5 Drejtorët e tij.”

 

Të fundit