Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta, Këlliçi: Rama dhe Veliaj futën njerëz mes turmës për të provokuar dhunë

Protesta, Këlliçi: Rama dhe Veliaj futën njerëz mes

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi komentoi protestën e opozitës e mbajtur një ditë më parë në Tiranë.

I ftuar në Syri.tv, Këlliçi tha se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë futur persona në protestë që të provokonin dhunë.

“PD ka dhënë leksion demokracie si në Amerikë, ku prevalon demokracia e drejtpërdrejtë. Dje protesta ishte madhështore jo vetëm në numër, por në simbolikë, ngjyra, pjesëmarrje, rrezatonte shpresë, qytetari.

Rama-Veliaj janë investuar që të kishte përplasje në protestë. Kam qenë prezent në dy raste, kur kishte provokime.

Janë nxjerrë jashtë nga turma, persona që nuk i njihte askush që thoni hajde t’i biem policisë. Dje reagoi kryeqyteti të cilit Veliaj i ka betonizuar çdo cep”, deklaroi Këlliçi.

 

 

 

 

               

 

Të fundit