Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Keni 1001 motive për t’u bashkuar në kryengritjen paqësore

Protesta kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Keni 1001 motive

Kryetari i PD Sali Berisha, nga konferenca me gazetarët, i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen ‘kryengritjes paqësore’ të opozitës, që do të zhvillohet sot para Kryeministrisë.

“Qytetarët shqiptarë kanë sot 1001 motive për të dalë nga guacka e konformizmit dhe e frikës, për t'u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha se veprimi i fundit i Ramës, konkretisht bllokimi i arrestimit të Ballukut, u ndërmor si një manovër për të mbrojtur veten, pasi siç deklaroi Berisha, kryeministri është i implikuar në çështjen në fjalë.

“Akti i fundit i Edi Ramës është akti më armiqësor që ai ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore ndaj shtetit ligjor, demokracisë në Shqipëri. Bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të Lubi Ballukut nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij, mbasi në dosjen Balluku, Edi Rama është aksioner të paktën me 60% të veprave kriminale që mban ajo dosje, në total 1.2 miliardë euro”, deklaroi Berisha.



Të fundit