Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Pavarësisht bindjeve politike, duhet të vijnë në protestë

Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Pavarësisht bindjeve

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alihmemeti ka folur për protestën kombëtare që do të zhvillohet nga opozita në orën 18:00 para Kryeministrisë.

I ftuar në News24, Alimehmeti tha se duhet protesta të forta, një revoltë popullore si kundërpërgjigje ndaj skandaleve dhe korrupsionit të qeverisë.

“Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale, këto duhet të ndalen por nuk ka si ndryshe, përveçse nga rotacioni politik dhe largimi i PS nga qeverisja. Të gjitha segmentet drejtuese të PS janë të kapur me disa shifra që nuk i imagjinonim më parë, shifra që cenojnë sigurinë kombëtare, sigurinë e vendit. Sot diskutohet edhe cilësia e punimeve nëse veprat ku kalojmë janë të sigurta, ku kalojmë me familjet tona – apo jo.

Pavarësisht bindjeve politike, sot duhet të vijnë në protestë. Përkundrejt korrupsionit të qeverisë, vjedhjeve, duhet të jemi të gjithë bashkë. Unë nuk besoj tek protestat e thjeshta, por tek protestat e forta, duhet të ketë një revoltë popullore. Ne e dimë që njerëzve u ka shkuar në majë të hundës me këtë qeverisje, por kjo do edhe demonstrim”, tha Alimehmeti.

Të fundit