Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta kombëtare, Vokshi: Shumë socialistë kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë

Protesta kombëtare, Vokshi: Shumë socialistë kanë shprehur

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur për protestën ombëtare që do të mbahet sot në orën 20:00 para Kryeministrisë.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Vokshi u shpreh se dhjetëra mijëra qytetarë janë nisur drejt Tiranës dhe se kjo do të jetë një nga protestat më të mëdha të organizuara nga opozita.

Vokshi tha se shumë socialistë të ndershëm kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë.

"Kemi prekur çdo qytet të Shqipërisë, në çdo lagje në çdo rrugë dhe në çdo derë për ti bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë kundër qeverisë më të korruptuar të Europës.

Kemi bërë takime me strukturat e PD dhe kemi parë një entuziazëm të madh në ato takime që kemi zhvilluar, kemi pasur dhe shumë socialistë që kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e protestës të organizuar nga PD dhe opozita e bashkuar.

Nga informacionet që kemi marrë dhe kontaktet që ka pasur zyra e organizmit të PD ka dhjetra mijëra qytetar që janë nisur dhe janë në pritje për tu nisur dhe do të jetë një nga protesta më të mëdhaja të organizuar nga opozita dhe PD", tha Vokshi.

Të fundit