Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ Lela: Skeptikët janë antiopozitarë, Rama është në kilometrin e fundit

Protesta/ Lela: Skeptikët janë antiopozitarë, Rama

Pas protestës kombëtare të opozitës dhe përplasjes me policinë, Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka akuzuar pushtetin për mosdorëzim të “hajdutit më të madh” dhe ka deklaruar se opozita nuk duhet të humbasë kohë duke u përpjekur t’i bindë skeptikët ose opozitarët.

Në një intervistë për Syri Tv, ku foli një ditë pas protestës kombëtare, Lela akuzoi qeverinë se përdor policinë për të mbrojtur interesat e saj dhe për të penguar çdo veprim opozitar, ndërsa opozita sipas tij qëndron në frontin e mbrojtjes së vendit nga vjedhja dhe korrupsioni.

“Ata që shfaqen si skeptikë apo mosbesues në hapësirën publike të pas protestës, janë fatkeqësisht të njëjtët, thonë fatkeqësisht të njëjtën gjë dhe ne duhet të, ajo çka ata që vëzhgojnë ngjarjen apo ngjarjet qoftë nga pozita neutrale, qoftë nga pozita të angazhuara, siç është rasti im, duhet të bëjë një gjë, duhet t'ju vënë emrin që këta skeptikë kanë, të cilët nuk janë në fakt skeptikë, por janë antiopozitarë. Dhe me antiopozitarët nuk mund t'i kënaqësh dhe unë mendoj që opozita duhet të heqë dorë nga qoftë edhe përpjekja për të sqaruar antiopozitarët.

Përballja mbrëmë ishte përballje mes atyre që e duan Shqipërinë të mos vidhet nga qeveria e tyre dhe atyre që duan ta vjedhin Shqipërinë dhe janë gati të bëjnë gjithçka për të mos e lëshuar pushtetin, për të mos lëshuar edhe Shqipërinë dhe për të mbajtur pushtetin dhe Shqipërinë nën pushtetin e vjedhjes, përdorin edhe policinë”, deklaroi Lela.

Të fundit