Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në autostradën Thumanë-Kashar/ Berisha: Banorët u përballën me falangat e narkoshtetit

Protesta në autostradën Thumanë-Kashar/ Berisha: Banorët u

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përgëzuar protestuesit dhe banorët e Mamurrasit të cilët protestuan ditën e sotme në autostradën Thumanë-Kashar, pasi nuk kanë hyrje-dalje në këtë aks rrugor.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Të kauzës së lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar.

Përshëndetje dhe nderimin më të madh oratorëve të parlamentit të lirisë.
Një përshëndetje të përzemërt sot banorëve të Mamurrasit, të cilët me një guxim, vendosmëri, u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit, i cili i ndëshkon ata në mënyrën më të padrejtë, me atë çka duhet të ishte shpërblimi dhe mirësia e tyre.

Me rrugën, me të cilën thjesht për të respektuar kushtet e autostradave dhe rrugëve superstrada, të cilat nuk mund të shndërrohen kurrë në ndëshkim për banorët ku kalojnë, por u garantojnë atyre akses të plotë, lirshmëri në lëvizje.

Ata u përjashtuan nga Fushë Kruja, u përjashtuan nga Tirana në mënyrën më të padrejtë.
21 kilometra rrugë, që paraqesin autostradën e vetme të filluar dhe mbaruar në këto 11 vite, sapo u inaugurua, u shndërrua në një mallkim për qytetarët dhe banorët ku ajo kalon."

Të fundit