Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në Korçë/ Edmond Spaho përplaset me policinë: Mos më prek me dorë!

Protesta në Korçë/ Edmond Spaho përplaset me

Protesta kundër rritjes së çmimeve tashmë është përhapur në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët janë ngritur njëzëri por t’i kërkuar qeverisë t’i japë fund rritjes së pakontrolluar jo vetëm për çmimin e naftës, por edhe të hidrokarbureve.

Deputeti Edmond Spaho është përplasur në Korçë me efektivët e policisë, pasi këta të fundit kanë tentuar ta pengojnë të bashkohet me turmën të protestojë.

"Mos më prek mua me dore! Këtu do të rri. Është e drejta ime të protestoj. Dua të protestoj", i është drejtuar Spaho efektivit të policisë.

E pranishme me qytetarët është edhe deputetja Sorina Koti. Pas përplasjes së Spahos me policinë, Koti ka kërkuar që të lejohet të protestojnë ashtu siç po bëhet në çdo qytet.

"Protesta është në rrugë siç është në Tiranë ashtu është edhe kudo", tha Koti.

 

Të fundit