Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në Milot, qytetari shtrihet në tokë pranë zjarrfikses

Protesta në Milot,  qytetari shtrihet në tokë pranë

Protestuesit në Milot, pas ndezjes së drurëve në asfalt, i kanë vënë flakën disa shkurreve anash rrugës. Menjëherë, një zjarrfikëse ka tentuar të fikë flakët, por është ndaluar nga protestuesit.

Disa qytetarë janë shtrirë në tokë para mjetit të zjarrfikësve, duke e bllokuar atë të shkojë drejt vatrës së zjarrit.

Një qytetar, ndërsa është shtrirë në tokë, ka ngritur dy gishta, duke shprehur simbolikisht që nuk do të lejojnë fikjen e zjarrit, i cili për ta është një shenjë e revoltës së tyre.

Protestuesit janë të vendosur në qëndrimin e tyre, duke theksuar se zjarri është një shprehje e pakënaqësisë ndaj situatës aktuale.

Të fundit