Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në Milot: Qytetarët ulen në rrugë, paralizohet qarkullimi në rrethrrotullim

Protesta në Milot: Qytetarët ulen në rrugë, paralizohet

Ka nisur në rrethrrotullimin e Milotit, mosbindja civile e thirrur nga opozitaku qytetarët janë ulur në mes të rrugës, duke shkaktuar paralizimin e trafikut.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë radhë të gjata automjetesh, pasi qarkullimi është ndalur nga pjesëmarrësit e protestës.

Miloti është një nga gjashtë pikat kryesore të aksionit të sotëm të opozitës, ku deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë janë vendosur për të mbështetur protestën.

Të pranishëm janë deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli, të cilët po qëndrojnë pranë protestuesve në mbështetje të qëllimit të tyre për bllokimin e qarkullimit si akt mosbindjeje civile.

Të fundit