Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në PD, ish-deputetja i drejtohet Bashës: “Faleminderit“ që nuk më bëre pjesë të turpit! Kam një pyetje për deputetët

Protesta në PD, ish-deputetja i drejtohet Bashës:

Ish-deputetja demokrate Nada Meçorapaj ka reaguar për protestën e mbajtur ditën e shtunë para selisë blu. Meçorapaj thotë se ajo dhe demokratët që shkuan në selinë e tyre u trajtuan si armiq. Ish-deputetja thekson se as në protestat kundër qeverisë nuk ishte ndier si ditën e shtunë.

Ajo i drejton kryedemokratit pyetjen: Kush të pushtoi dhe kë po sulmoje?!! Meçorapaj i thotë Lulzim Bashës se "Si ish deputete e qarkut të Vlorës, të them vetëm “Faleminderit“ që nuk më bëre pjesë të turpit e zisë tënde!"

Nga ana tjetër ajo ka dhe një pyetje për ish-kolegët, që ishin brenda selisë blu teksa demokratët po protestonin: Si ndiheni kur ata që ju ulën në ato karrige dhunohen, ndiqen nga shtepia e tyre, helmohen?!!! Jam e sigurt që do ta merrni përgjigjen kur të dënjoni të vini në bazë! Nesër do të jem me miq e demokrat të qytetit tim përsëri sepse unë jam një prej tyre dhe zgjedh të luftoj me ta!

Ish-deputetja nënvizon se sot është me anëtarët e partisë dhe bashkëqytetarët që kane votëbesuar.

Të fundit