Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta në Thumanë-Kashar, Berisha: Rama i detyron të paguajnë taksë për hyrje-dalje nga Tirana

Protesta në Thumanë-Kashar, Berisha: Rama i detyron të

Berisha:  Sonte unë dua të përshëndes protestuesit e Thumanës, banorët e Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit për protestën e tyre të fuqishme kundër ndëshkimit dhe diskriminimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës me rrugën e ndërtuar në tokën e tyre.

Dua të përshëndes këta protestues, të cilët janë sot protestuesit kundër diskriminimit që iu bëhet 400-500 mijë shqiptarëve të qarqeve të veriut nga armiku i egër Edi Rama, që i detyron ata që të paguajnë taksë për të hyrë e për të dalë nga Tirana, ndërkohë që askush tjetër në Shqipëri nuk paguan një qindarkë për lëvizjet e tij nga Fushë Kruja gjer në Bilisht, gjer në Kakavjë apo Qafë Botë.
Ky diskriminim është i patolerueshëm, është poshtërim dhe unë kam bindje se banorët e veriut do të gjejnë guximin, kurajon, t’i japin këtij armiku atë që meriton.

Të fundit