Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta nesër në orën 18:00/ Blushi: Detyrë kombëtare përballë pabarazisë dhe korrupsionit

Protesta nesër në orën 18:00/ Blushi: Detyrë kombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me një thirrje publike ndaj asaj që e cilëson pabarazi të thellë sociale dhe keqmenaxhim të financave publike.

Në një postim në FB, Blushi rendit një sërë shembujsh të kostos së lartë të jetesës dhe shpenzimeve qeveritare, duke theksuar kontrastin mes varfërisë së qytetarëve dhe luksit të pushtetit, ndërsa fton qytetarët të marrin pjesë në protestën kombëtare të thirrur për nesër, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Në një vend ku buka tatohet 20% dhe oligarkët 0%;

Ku vetëm në aferën e Tunelit të Llogarasë, Rama-Balluku shtuan pasurinë e paligjshme (vodhën) 50 milion euro, ndërsa pensionet rriten me vetëm 60 lekë;

Ku kostoja e një shishe verë që pi Edi Rama (33 mijë euro/shishja) është baraz me pensionin mesatar të 15 viteve;

Ku shpenzohen 4.3 milionë euro për “Kopshtin Eden” të Edi Ramës, por shteti “s’ka para” për të ndërtuar një shkollë në Astir;

Ku digjen 90 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston, por mungojnë 75 mijë euro për pajisje që shpëtojnë jetë në Onkologjik;

Në një vend ku qytetarët detyrohen të zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit;

Ku fermeri braktiset, i riu ikën, mjeku dhe mësuesi poshtërohen; ndërsa klientët e pushtetit pasurohen nga paratë tona;

Protesta nuk është zgjedhje, por detyrë kombëtare.

TË GJITHË BASHKË, NESËR, ORA 18:00

NË PROTESTËN KOMBËTARE PARA KRYEMINISTRISË!

Të fundit