Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Protesta para Bashkisë , Balliu: Rama dhe PS do të marrin një rezultat si në 1992
Klevis Balliu komentoi deklaratat e kryeministrit Rama teksa u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme PS, do të marrë rezultatin e votimeve të 1992.
Teksa komentoi dhe rikthimin e Sali Berishës, Balliu tha se demokratëve u tentua t’i imponohej një PD ish-kryeministrin, por ai sot është në krye të këtij formacioni politik.
“Bashkia Tiranë ka 500 milionë euro në vit buxhet, janë taksat që paguajnë qytetarët. Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanët e plehrave nuk pastrohen.
Në Tiranë kanceri gjen aleat. Aleati i kancerit është Erion Veliaj, sepse ndotja e kryeqytetit është realitet kudo, edhe në spitale. Te Lana mban era Veliaj. Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë.
Drejtësia, kur vjen puna tek Veliaj, nuk shikon. Kjo, pasi shikojnë se nuk ka incinerator. Vjedhja e tenderave që bëhet në bashki, nuk bëhet pa kryetarin e Bashkisë.
Në Shqipëri nuk ka shëndetësi, shëndetësia është degdisur në gjendje tepër të rëndë. Na thanë se Sali Berishën nuk mund ta kemi kryetar, por sot e kemi kryetar. Për Ramën, që thotë se do kemi rezultatin e 1997, i themi se do marrë rezultatin e 1992, që morën etërit e vet”, tha ai.