Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para bashkisë, Kalaja: Nuk na trembni me gaz lotsjellës

Protesta para bashkisë, Kalaja: Nuk na trembni me gaz lotsjellës

Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja  në protestën e  u bëri thirrje drejtuesvë të policisë që të largojnë efektivët që dhunojnë protestuesit.

“Sot një bandit i veshur fatkeqësisht me uniformën e Policisë goditi protestuesit paqesorë. Unë në fakt e dini që ai kam me shumë pasion ato kallëzimet. Sot zotohem që ai bastard do të shkojë për ndjekje penale.

I bëj thirrje Rrumbullakut, Vocajt, sepse atë banditim me emrin Taulant Balla nuk e njoh. I bëj thirrje edhe shefit të komisariatit nr. 1, urgjent largoni policin që dhunoi protestuesit, urgjent! Mos provokoni protestuesit! AMP-ja të fillojë menjëherë procedim disiplinor për këtë bandit, që provokon me pa të drejtë!

Ju banditë duhet ta dini që ne nuk kemi asnjë lloj problemi as me gazin tuaj lotsjellës që e importoni nga Serbia e vëllait Vuçiç, as nga tymi, asa nga flakët, as nga dhuna juaj! Çfarë kujtoni ju, se do të na drejtoni gazin lotsjellës dhe do të na trembni?! Këta janë ata njerëz që nuk u trembën, që nuk tërhiqen para asgjëje," tha ai.

 

Të fundit