Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Teliti: Paratë po vijojnë të vidhen, fitoren e kemi të afërt

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Teliti: Paratë po

Dorian Teliti, këshilltari bashkiak i Tiranës foli nga protesta e 22-të para bashkisë.

Teliti tha se opozita nuk do të tërhiqet derisa çdo zyrtar i Bashkisë së Tiranës që ka abuzuar me detyrën dhe ka shpërdorur apo vjedhur fondet të përballet me drejtësinë.

Ai u shpreh se nëse 130 mln euro nuk do të ishin vjedhur te Inceneratori i Tiranës sot do të kishim një qytet ndryshe, me çerdhe dhe kopshte, jo me kazanë plehrash të mbushur plot.

“Drejtësi do të bëhet, ne gjyqin popullor do e bëjmë një për një, ashtu sikundër kemi bërë këto 22 javë. Ata do të përballen me drejtësinë dhe ne nuk do t’i falim asnjë qindarkë. A ka sot Tirana një transport më të mirë urban? Jo përkundrazi. A kemi sot një ajër më të pastër? Jo, përkundrazi, ndotja është 18 herë më të lartë se normat.
A kemi një qytet me ujë të pijshëm? Jo përkundrazi. A është ky qytet i jetueshëm? Jo përkundrazi.

Ky qytet dhe kjo Shqipëri sot fatkeqësisht nuk ka as drejtësi, pasi ata që kanë vjedhur, janë në zyrat e tyre, madje ruhen edhe nga kjo policia, sikundër ndodh këtu.

Ndërkohë lideri i opozitës mbahet në arrest politik, pa asnjë fakt e provë. Rezistenca jonë, rezistenca popullore, pavarësisht se është e lodhshme, do të bëjë të mundur që këta abuzues, këta hajdutë, të përballen me drejtësinë.

Mos përsërisni gabimin e bërë gushtin e vitit të kaluar. Mblidhni këshillin bashkiak, miratoni ndihmën ekonomike të familjeve të varfëra të Tiranës, sepse bëhet fjalë për bukën e gojës së këtyre familjeve”, tha Teliti.

Të fundit