Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para kryeministrisë, Gjekmarkaj: Korrupsioni është shndërruar në mënyrë qeverisje

Protesta para kryeministrisë, Gjekmarkaj: Korrupsioni është

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në protestën para kryeministrisë tha se “kupa është mbushur”, ndërsa bëri thirrje që të protestohet për të rrëzuar, sic tha ai këtë regjim, ku korrupsioni është shndërruar në mënyrë qeverisje.

I ndalur tek çështja e Belinda Ballukut, Gjekmarkaj tha se “Rama hoqi edhe maskën e fundit për të mbrojtur zëvendësen e tij.

Agron Gjekmarkaj: Sistemi i rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më cfarë të prodhojë, ska më alibi, ka dhunuar votën e lirë, ka mbijetuar politikisht duke shndërruar shtetin në vegël të pushtetit.

Një qeveri mund të qeverisë 4 mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët. Këtu shteti u mbyt nga babëzia. Shqipëria 2030 është vetëm një slogan, e maskuar me fjalë e shantazh publik.

Pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën vetëm ëpr të shpëtuar veten. Për të ruaajtur veten është gati të marrë peng drejtësinë, të marrë peng kuvendin.

Dje Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur vartësen e tij Belinda Balluku. Alternativa e vetme është depersonalizimi, të mos ndjesh, të mos reagosh.

Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia vdes ngadalë. Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor.

 

Të fundit