Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para Kryeministrisë, Vokshi fton qytetarët: Nuk është thirrje por alarm

Protesta para Kryeministrisë, Vokshi fton qytetarët: Nuk

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, duke i ftuar për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në mesazhin dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Vokshi thekson se situata aktuale në vend ka kaluar kufijtë e tolerancës qytetare, duke e cilësuar protestën jo si një thirrje politike, por si një alarm shoqëror.

‘Kjo nuk është thirrje. Është alarm. Kur padrejtësia bëhet normë, protesta bëhet domosdoshmëri. Të gjithë në këmbë. Pa përjashtim,’ shkruan Vokshi në mesazhin e saj.

 

Të fundit