Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Teliti: Betonizimi dhe korrupsioni po mbytin kryeqytetin

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Teliti: Betonizimi dhe

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti, gjatë një tubimi përpara Bashkisë së Tiranës, shprehu bindjen se qëndresa opozitare do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në kryeqytet dhe në gjithë vendin. Teliti kritikoi ashpër betonizimin e Tiranës dhe rritjen e korrupsionit, duke theksuar se lejet e ndërtimit në Tiranë janë shtuar ndjeshëm.

Qëndresa jonë do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e në Shqipëri,” deklaroi Teliti. “Në kryeqytet janë dhënë 2.3 herë më shumë leje ndërtimi sesa në vitet e kaluara, duke e kthyer Tiranën në një qytet të betonizuar. Këto janë çështje që Prokuroria duhet të hetojë, jo të sulmojë liderët e opozitës me akuza të rreme.

Ai gjithashtu shtoi se, për banorët e Tiranës, kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më i huaj për shkak të ndërtimit intensiv, ndërsa kritikoi Bashkinë si “ndërmarrjen më të re të betonizimit” në vend.

Të fundit