Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ PD reagon zyrtarisht: Policia sulmoi selinë blu, Rama dhe Koçiu përgjegjës për dhunën

Protesta/ PD reagon zyrtarisht: Policia sulmoi selinë blu, Rama dhe
Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke denoncuar hedhjen e sasive të mëdha të gazit lotsjellës në oborrin dhe mjediset e selisë së saj, pak minuta pas përfundimit të protestës kombëtare të 20 shkurtit.

Sipas PD-së, protesta ishte organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës dhe si reagim ndaj, sipas saj, skandaleve korruptive të qeverisë.

Në deklaratë thuhet se forcat e Policisë kanë ndërhyrë pas një proteste paqësore, duke shkaktuar kaos, të lënduar dhe të plagosur.

Demokratët pretendojnë se gazi lotsjellës ka ndikuar edhe në ndërprerjen e faljes së besimtarëve myslimanë, në ditën e tretë të muajit të Ramazanit.

Partia Demokratike dënon përdorimin e plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës, duke e cilësuar ndërhyrjen si shkelje të së drejtës kushtetuese për protestë.

Në reagim mbahen përgjegjës drejtuesit e Policisë së Shtetit, ministrja e Brendshme dhe kryeministri Edi Rama, për të cilin PD pretendon se ka dhënë urdhrin për ndërhyrjen.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.
Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur.
Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.
Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.
Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.
Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike.
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit

Të fundit