Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta pedagogëve/ Deputetja: E trupshme që në vend të zgjidhjes, Rama vendosi t’i kërcënojë!

Protesta pedagogëve/ Deputetja: E trupshme që në vend të

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho i konsideron të turpshme dhe të papranueshme deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj pedagogëve. Sipas saj, kërkesat e stafit akademik janë të drejta dhe meritojnë zgjidhje të menjëhereshme.

Sa i përket deklaratës së Ramës se duhet vetting për pedagogët, deputetja thekson se vlerësimit të pasurisë duhet t’i nënshtrohet qeveria. Ajo shpreh mbështetjen e Partisë së Lirisë për protesën e pedagogëve.

“Në mbështetje të protestës kombëtare të pedagogëve! Kërkesat e tyre të drejta për arsim cilësor dhe trajtim dinjitoz duan zgjidhje të menjëhershme.

Po kjo qeveri, në vend që t'u jepte zgjidhje vendosi t'i kërcënojë! E turpshme dhe e papranueshme!

Në fakt, drejtësia duhet t'ia bëjë Edi Ramës vetingun dhe gjithë qeverisë që kanë firmosur për megaaferën e inceneratorëve, koncesioneve e PPP. Këtë presin sot shqiptarët.

Ndaj sot jemi të gjithë me pedagogët, me studentët, në orën 11.00 te Korpusi Qendror i Universitetit të Tiranës”, shkruan deputetja në Facebook.

 

Të fundit