Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta për abuzimin e 11-vjeçares, Meta: Akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë, solidarizohem plotësisht

Protesta për abuzimin e 11-vjeçares, Meta: Akt i rëndë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen ndaj protestës që do të mbahet sot pasdite në sheshin "Nënë Tereza" si solidarizim me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunua nga disa persona.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ky akt i rëndë ka tronditur shoqërinë shqiptare dhe solidarizohet me thirrjen për të reaguar ndaj një krimi që sipas tij, nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.

‘Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën 'Solidaritet me Prishtinën' e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin "Nënë Tereza" për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona’- shkruan Meta.

 

Të fundit