Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta për Teatrin Kombëtar, Belind Këlliçi padit dy efektivë

Protesta për Teatrin Kombëtar, Belind Këlliçi padit dy

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dorëzuar sot në gjykatë, padi për dy policë që ipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës së Teatrit Kombëtar.

“Natën kur u shemb teatri, jemi marrë forcërisht nga policia, e drejtuar në atë kohë nga Sandër Lleshaj. Policë që nuk kuptoheshin se ça ishin, jemi dhunuar. Unë atë natë u mora dhunshëm, u dërgova në komisariat në Kombinat, pse po mbroja teatrin Kombëtar. Kam kryer analizat mjeko-ligjore, dhe eksperti ka konstatuar dëme ndaj personit tim. Unë i kam thënë fjalën artistëve, aktivistëve, se do i shkoja çështjes deri në fund. Do të shkojmë në gjyq me ata policë, për të vërtetuar dhunën ndaj meje, Ata policë që kanë ushtruar dhunë atë natë, duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot u shty seanca për në muajin dhjetor, pasi mungonte një prej të pandehurve. Do shihni çudira gjatë këtij procesi. Do i shkoj deri në fund kësaj çështje. Nuk është vetëm Belindi. Skam qenë i vetëm atë natë në qeli. Inkurajoj çdo qytetar, që sa herë i shkelen të drejtat, të mos stepen dhe mos të kenë frikë”, tha deputeti para mediave.

Gjykata Kushtetuese vendosi në muajin korrik për të shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e truallit të TK në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke shfuqizuar kështu edhe procedurat e ndërtimit të godinës së re.

Të fundit