Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta për Veliajn, Bardhi: Ministri i Brendshëm gënjeu, duhet të shkarkohet

Protesta për Veliajn, Bardhi: Ministri i Brendshëm gënjeu, duhet

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Kërkesa e Bardhit në Kuvend u bë pasi ministri mohoi që policia të ishte vënë në dijeni për protestën para SPAK në mbështetje të Veliajt.

Bardhi tha se ministri duhet të shkarkohet pasi jo vetëm që nuk ka bërë detyrën, por ka refuzuar edhe thirrjen e Gardës.

“Thërrisni në seancë ministrin e Brendshëm, që në seancën e kaluar gënjeu pa turp, duke na dhënë informacione të rreme që Policia nuk kishte pasur asnjë dijeni për prezencën e një turme para SPAK kur po mbahet seanca për masën ndaj Veliajt. SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar për cenimin e ambienteve të sigurisë dhe në mënyrë të paprecedentë Policia e Shtetit, jo vetëm nuk kishte bërë detyrën, por ka refuzuar thirrjen e Gardës së Republikës. Nuk mund ta lëmë pa e kaluar këtë. Kjo do të thotë që kanë rënë themelet e shtetit. Jo vetëm duhet të dorëhiqet, po Ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet”, tha Bardhi nga Kuvendi.

Të fundit