Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta te inceneratori i Tiranës, Shehaj: Janë paguar 64 milionë euro për disa zyra dhe një mensë

Protesta te inceneratori i Tiranës, Shehaj: Janë paguar 64

Koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka bërë publike fakte të reja për aferën e inceneratorëve.

Gjatë fjalës që mbajti nga protesta e PL pranë inceneratorit të Tiranës, Shehaj tha se qeveria ka paguar 64 milionë euro për një inceneratorë që nuk ekziston dhe në vend të tij ka vetëm disa zyra dhe një mensë.

“Në 2017 u firmos kontrata për këtë inceneratorë që në fakt nuk inceneratorë, dhe premtuan që do të investonin 128 milionë euro, ja ku jemi sot ka vetëm ca zyra dhe një mencë. Me sa duket i kanë mensat i kanë qejf dhe i premtojmë se aty ku do shkojnë do të kenë një mensë të sigurt dhe për ta do të paguajmë vetëm 50 mln në ditë dhe nuk do të lejojmë të na vjedhin miliona euro në ditë.

Për këtë mencën në krahun tonë buxheti i shtetit ka paguar 64 milionë dollarë për ca zyra dhe një mencë.

Ju kemi treguar me fakte si janë marrë 18 mln euro kredi nëpër banka duke lënë peng pronën tonë. Investimi këtu është zero”, tha Shehaj.

 

Të fundit