Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta tek “Rruga e Shpresës”, Hoxha: Rama do të ketë të njëjtin fat si Gruevski

Protesta tek “Rruga e Shpresës”, Hoxha: Rama do të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha ka folur nga protesta e opozitës në “Rrugën e Shpresës”.

Para demokratëve, Hoxha u shpreh se kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si Gruevski, por vetëm se Rama nuk do të ketë mundësi të arratiset dot.

Hoxha tha se dita e gjykimit për Ramën fillon me protestën e 20 shkurtit.

"Jam sot këtu për një mesazh që lidhet me datën 20 shkurt. Ti njoftojmë rilindësit që fillon me 230 shkurt dita e gjykimit për partinë e krimit për të zezat që i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

20 shkurti është një ditë që ne demokratët të mos vijmë vetëm por të marrim dhe komshiun me vete sepse përmes masivitetit do ti tregojmë mbarë botës sovrani flet dhe është në rrugë.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Rama që ti themi stop, dal kësaj qeverie, çfarë ka më shumë populli francez, grek apo gjerman ne do të reagojmë fuqishëm për të gjitha shkeljet që rilindja ka bërë. Fillojmë me 20 shkurt dhe nuk do të ndalemi më, ju që an ndiqni në ekrane dhe emigrantët të vijnë të shpëtojnë vendin e tyre sepse nuk ka asgjë tjetër përpos përballjes. Rama do të ketë fatin e Gruevskit por ne nuk  do ta lëmë të arratiset", tha Hoxha.

Të fundit