Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat, Berisha me krerët e degëve: Tirana duhet të marrë rolin kryesor në betejën kundër qeverisë

Protestat, Berisha me krerët e degëve: Tirana duhet të marrë

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar në një takim me krerët e degëve të Tiranës se PD-ja po përgatitet për të mbushur sheshet dhe rrugët për t’u përballur me qeverinë përmes protestave.

Ai tha se Tirana duhet të marrë rolin kryesor në këtë betejë.

Berisha: Ky po shkatërron çdo standard në këtë vend. Borxh i është dalë këtij, të gjitha gjërat i janë thënë. Vetëm vjedhjen që ka bërë me inceneratorët ky duhej të ishte 30 vite burg, absolutisht. Përkundrazi e nxori Bllakon, e tani kërcënohet nga këta Zoto dhe Mërtiri. Këta ishin thjeshtë shërbëtorë të tyre. Mbanin paratë e këtyre te inceneratorët, dhe i kërcënojnë; ose na hiqni akuzën ose do të flasim. Rrinë të lirë në ndjekje. Kështu nuk mund të tallemi.

Është fjala e sovranit. Kur ndodhin të gjitha këto duhet të flasë sovrani, protesta. Duhet ta përgatisim, të kemi forma të shumëllojshme, por të jeni të sigurtë se do të dalim në krye. Kjo është një protestë për të shpëtuar Shqipërinë.

Në shoqëri, sirenat e saj po bien në të 4 anët e vendit. Do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat opozitare dhe me të gjitha grupet e kauzave të drejta në këtë vend.

Ne nuk pajtohemi me këtë situatë të krijuar në Shqipëri. Nuk pajtohemi me shpërbërjen e vendit, varfërimin, me shndërrimin e Shqipërisë në një vend mafioz dhe droge, ky vendimet i merr mafia e jo qytetarët. Unë kam besim të madh te ju, te anëtarësia e PD.

Tirana është ajo që ka detyrën më kryesore. Zonja dhe zotërinj kryetarë, Shqipëria është Shqipëri, por Tirana duhet të marrë rolin kryesor në betejën kundër kësaj qeverie dhe jam i sigurtë që do ta marrë. Duhet të trokasim në çdo derë, zemër, rrugicë, bllok, rrugë në mënyrë që të fillojmë protestën për arritjen e qëllimeve tona.

Të fundit