Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat e opozitës, Noka: Shqiptarët mezi po i presin për të larguar qeverinë

Protestat e opozitës, Noka: Shqiptarët mezi po i presin për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për aksionin opozitar. I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, Noka është shprehur se vihet re një padurim nga qytetarët për të nisur protestat.

E kuptoj që pritshmëria dhe padurimi është aq i madh që në 1 shtator, do donit që të nisnim protestat’, tha Noka.

Sipas tij, ‘axhenda e opozitës është duke u përpiluar mes aleatëve, ‘Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë’ dhe do të ketë një aksion në bazë, terren, i cili do të bashkërendohet me protestat deri në finalizim të këtij aksioni.
“Gjëja më e mirë që shikoj është se ka një padurim, në aspektin politik. Por është një gjë shumë e keqe që një popull prej mezi që një qeveri të largohet. Për opozitën është një barrë e madhe mision i madh dhe një obligim madhor ndaj qytetarëve, pasi qytetarët më në fund shpresojnë që ka një Parti Demokratike që mbron interesat e tyre. Kjo rrit obligim ndaj nesh sepse qytetarët më në fund shohin një dritë shprese”, u shpreh ai.

 

Të fundit