Flash News

Ditari i Opozitës

"Protestat imponuese në BE si gjuhë sovraniste"

"Protestat imponuese në BE si gjuhë sovraniste"

Anëtar i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një postim në rrjetin e tij social, “facebook”, ka shpërndarë një video të protesatave të fermerëve në BE. Muçollari shkruan se në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian protestat janë imponuese.

Duke shtuar se protestuesit përplasen me autoritetet sa herë kërkesat e tyre mund të shpërfillen me heshtje apo të anashkalohen qëllimisht nga grupe të caktuara interesi.

Postimi i plotë:

Protestat imponuese në BE si gjuhë sovraniste
Në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian protestat janë imponuese. Protestuesit përplasen me autoritetet sa herë kërkesat e tyre mund të shpërfillen me heshtje apo të anashkalohen qëllimisht nga grupe të caktuara interesi. Ata bllokojnë rrugët pa iu dridhur qerpiku, paralizojnë transportin, ndezin zjarre e zgjedhin forma të tilla për t'u shpërfaqur, që ta bëjnë shoqërinë të kuptojë se indiferenca ndaj tjetrit shkatërron konceptin e bashkëjetesës dhe të mirës së përbashkët. Fermeri europian ta le raftin bosh e ta than zorrën derisa të kuptosh se halli i tij bëhet shumë shpejt halli yt.
Shikojini këto pamje!
Bashkimi Europian u dorëzua ndaj protestave të forta nga fermerët në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Itali. Bllokada në qendrat e shpërndarjes së supermarketeve ka lënë bosh raftet në Bruksel, ndërsa fermerët protestues në Hollandë derdhën mbeturina dhe ndezën zjarre në autostrada.
Fermerët atje nuk u ndalën nga demotivuesit e rrjeteve sociale, nga ankesat për bllokim të rrugëve e prishje qetësie, siç do ndodhte këtu nga moralistë interneti. Fermëret u prishën gjumin të gjithëve për të drejtat e tyre.
Prandaj mbështes çdo formë proteste dhe i bëj thirrje fermerëve tanë që të mos hezitojnë të përdorin këto forma imponuese për të vënë në vend të drejtat e tyre. Ta marrin këtë shembull e ta bëjnë protestën shqiptare njëjtë si Belgjika, Greqia e Hollanda. Për sa kohë vendet demokratike të BE kanë të tilla protesta, edhe shqiptarët nuk kanë pse të mos e manifestojnë sovranitetin e tyre si popull.

Të fundit