Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat masive në Iran, Berisha: PD mbështet opozitën iraniane për të rrëzuar regjimin

Protestat masive në Iran, Berisha: PD mbështet opozitën iraniane

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu.

Berisha komentoi protestat masive që prej javësh po zhvillohen ne Iran, duke shprehur mbështetje për opozitën iraniane në rrëzimin e regjimit.

“2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët. Viti i lirisë për kombet. Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit.

Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve.

Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë. Por marshi i revolucionit iranian drejt fitores nuk ndalet me asgjë. Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara. Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë, vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë.

PD mbështet me forcën më të madhe opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur. PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist”, deklaroi Berisha.

Të fundit