Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat në Rrjoll, banorët përplasen sërish me policinë, dy prej tyre në spital

Protestat në Rrjoll, banorët përplasen sërish me

Vijojnë protestat e shoqëruara me përplasje mes banorëve dhe policisë në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë.

Si pasojë, dy banorë kanë mbetur të lënduar gjatë protestës që vijon në Rrjoll në ditën e 25-të.

Tensionet u regjistruan kur banorët tentuan të hynin në kantierin ku po kryhen punimet për ndërtimin e resortit.

Ata shprehen të shqetësuar për përplasjet dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mbi ndërtimin e resortit. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për incidentin.

 

 

Të fundit