Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Protestat në Thumanë/ Elda Hoti: PD, në krah të banorëve, mos u dorëzoni
Partia Demokratike ka mbështetur sërish banorët e zonës së Thumanës, të cilët janë ngritur në protestë kundër autostradës së re, e cila i izolon plotësisht ata.
Deputetja e PD, Elda Hoti tha se PD është në krah të banorëve.
Ajo u bëri thirrje atyre që të mos dorëzohen derisa rruga të hapet dhe jeta e tyre t’i kthehet normalitetit.
Deklarata e deputetes së PD, Elda Hoti:
Të nderuar qytetarë!
Mospajtimi i banorëve të Mamurrasit, Thumanës, Fushë Krujës dhe fshatrave përreth, me bllokimin e aksesit të tyre në rrugën kombëtare, është ndeshur dje me tërbimin e narko policisë dhe të shefave të tyre lart në qeveri.
Drejtori i Narko Policisë, Altin Qato, ka goditur një qytetar vetëm se i ka rënë borisë në mbështeje të protestës së banorëve të zonës. Ndërkohë, prania e Policisë ka qenë në shpërpjestim, si me motivin e tubimit ashtu dhe me numrin e protestuesve.
Partia Demokratike u bën thirrje policëve të thjeshtë të papërzier me krimin e shefave të tyre, të demonstruar qartë në disa dosje të shërbimeve të huaja, të mos ndjekin verbtazi urdhrat që i vënë kundër bashkëfshatarëve dhe bashkëqytetarëve të tyre.
Drejtorit të Përgjithshëm të Narko Policisë dhe shefit të tij politik në krye të narko-shtetit, ua dimë mirë arsyet e tërbimit dhe, për sjelljen në Thumanë dhe kudo tjetër, sa herë ka protesta, do të përgjigjen herët a vonë.
Partia Demokratike u bën thirrje banorëve të mos dorëzohen deri sa rruga të hapet dhe jeta e tyre t’i kthehet normalitetit. Ju do të keni mbështetjen tonë sot në opozitë. Nesër në qeveri do t’ju japim aksesin që u takon në rrugët komëbtare që janë bërë me taksat tuaja.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve dhe origjinës, që të bashkohen me bashkëkombasit e tyre të cilët po dhunohen dhe po përbuzen. Atyre u janë mbyllur dyert e shtëpive dhe bizneseve, dhe duhet të shkojnë deri në Rinas për t’u kthyer në punët e tyre të përditshme.
Atyre u bëhet një padrejtësi e madhe e cila duhet korrigjuar. Nëse qeveria nuk e bën me vullnet do ta bëjë me forcë.
Ne jemi në krah të banorëve, derisa ata të kenë akses në rrugën kombëtare.
Ne jemi kundër qeverisë sa herë u hyn në hak qytetarëve.
Ne do të drejtojmë një qeveri që rrugët i bën për shqiptarët, sic ka bërë në periudhën 2005-2013 me 11 mijë km rrugë, jo për oligarkët.
Mos e pushoni rezistencën, është e vemja rrugë përballë së cilës narkoqeveria hap rrugë!
O sot, o kurrë!