Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat para bashkisë, Noka: Nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend

Protestat para bashkisë, Noka: Nuk do të ndalemi derisa drejtësia

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka,  tha se Prokuroria e Përgjithshme quan organizatë kriminale tre të arrestuar për hashash, por jo drejtorët e bashkisë së Tiranës.

Në një lidhje skype në News24 mbi dosjen 5D, ai tha se protestat do të vijojnë derisa drejtësia të vihet në vend.

SPAK mban të burgosur tre vetë që kanë pirë hashash dhe i ka në akuzë si organizatë kriminale, ndërsa këta drejtësia me regji nuk i quan organizatë kriminale. Lind nevoja drejtësinë ta bëjmë vetë ne, qytetarët. A mund të mendohet në një vend të Europës që një organizatë e tillë të mos akuzohet si e tillë nga drejtësia?

Policia lëshohet pas protestuesve si banditë. Qytetarëve u ngelet të marrin në dorë fatet e veta. Nuk do të ndalemi në këtë rrugëtim, protestat do të jetë të vazhdueshme derisa e drejta të shkojë në vend”, tha ai.

Të fundit